Shifrat rekorde të transferimit të Pogba

04.08.2016 16:53:03

Zyrtarizimi i Paul Pogbas te Manchester Unitedi pritet të jetë blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit

Daily Express ka zbuluar shifrat e çmendura që Djajtë e Kuq pritet të shpenzojnë për të rikthyer shërbimet e 23-vjeçarit.

Në arkat e Juventusit do të shkojnë plot 133 milionë euro, shumë të cilës bardhezinjtë e patën të pamundur t’i rezistonin.

Vetë lojtari do të përfitojë 328 mijë euro në javë, e barazvlefshme me 1.2 milionë euro në muaj. Edhe pse marrëveshja duket praktikisht e mbyllur, United pritet ta zyrtarizojë vetëm pasi Pogba të kalojë me sukses vizitat mjekësore.

Kjo mund të ndodhë para ndeshjes mes Leicesterit dhe Manchester United për Superkupën e Anglisë që do të zhvillohet me 7 gusht.