Shikojeni rrëfimin e dhimbshëm të babait të Komandant ”Shqiponjës” (Video)

13.11.2016 20:07:45
  • Sot Ali Ahmeti nuk u mirëprit nga banorët e Kumanovës. Personat që e kanë sulmuar Ali Ahmetin dhe funksionarët tjerë të partisë kanë qenë familjarë të Xhemail Rexhepit-Komandant ”Shqiponja”, .

Babai i Komandant Shqiponjës për mediat pas incidentit ku ju thyen edhe xhamat e një veture të delegacionit të Ali Ahmetit, tha se Ali Ahmeti nuk është i mirëseardhur në këtë qytet.

”Alia i ka lënë nënat pa djem, nuk ka vend në Kumanovë” tha mes tjerash Babai i Komandant ”Shqiponjës”.

Nga ana tjetër, nga BDI këtë incident e quajnë: ”Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë.”