Shikoni çfarë beteja të ashpra zhvillohen në vijën e parë të frontit në Aleppo (Video)

04.08.2016 20:07:55

Në qytetin sirian Aleppo, vazhdojnë të zhvillohen luftime të ashpra nëpër rrugë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e postuar së fundmi në internet, ku shfaqet momente interesante nga vija e parë e frontit.

Siç është raportuar edhe më parë, në këto luftime të ashpra janë duke marrë pjesë rreth 10 mijë ushtarë dhe 95 tanke, pasi rebelët sirianë kanë filluar ofensivën për thyer regjimin ushtarak të presidentit Bashar al-Assad, transmeton Telegrafi.

Në video shihen rebelët sirianë duke zhvilluar luftime kundër ushtrisë së Assad-it të cilët me çdo mjet të mundshëm luftarak janë duke bërë të pamundurën që t’i mposhtin rebelët, edhe pse së fundmi raportohet se ushtria siriane ka filluar të humb territoret që i kontrollonte.