Shikoni momentin kur aeroplani gjigant ka vështirësi të aterrojë në pistë nga erërat e forta që e shtynin anash (Video)

23.09.2016 19:13:52

Njëri prej aeroplanëve më të mëdhenj komercial në botë, ka pasur vështirësi të aterroi në pistë nga erërat e forta që vazhdimisht e shtynin anash derisa po qëndronte në ajër.

Aeroplani i aviokomapnisë Emirates A380, është filmuar duke pasur vështirësi të aterroi në aeroportin e Manchester-it, transmeton Telegrafi.

Në videon e postuar në internet, mund të shihet se si aeroplani që po qëndronte vetëm disa metra mbi kulmin e një shtëpie, shtyhet anash nga erërat e forta.

Krahët e aeroplanit A380 vazhdimisht dridheshin, derisa piloti tentonte të kryente manovra për të aterruar sigurt në pistën e aeroportit.

Fatmirësisht në momentet vendimtare erërat e forta dukeshin se ishin ndalur, pasi piloti arrin të aterroi pa ndonjë problem, edhe pse një gjë është e sigurt që pasagjerët janë tmerruar.