Shilegov: Qytetarët e Tearcës meritojnë kanalizim dhe ujësjellës bashkëkohor

22.12.2016 17:40:24

Bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, në njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov, sot vizitoi Tearcën, prej ku parlajmëroi projekte infrastrukturore për përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre të Tearcës.

“Qytetarët e Tearcës, si dhe qytetarët tjerë të Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë, meritojnë jetë në shtëpitë e tyre. Këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë kanalizim dhe ujësjellës bashkëkohor”, tha mes tjerash Shilegov.

Sipas tij, “Plani për jetë” në Maqedoni parashikon ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në territorin e tërë komunës, si dhe ndërimin e rrjetit sekondar për furnizimin e ujit.