Shkaku i koronavirusit, Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet

04.03.2020 14:38:29

Qeveria italiane ka marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet për shkak të koronavirusit.

Qeveria e Italisë ka marrë vendim që t’i mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet deri në mes të muajit mars, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Siç shkruan “The Guardian”, qeveria italiane 10 ditë më parë kishte mbyllur shkollat dhe universitetet vetëm në zonat ku ka pasur të prekur me koronavirus, transmeton lajmi.net.

Vendimi për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në Itali është marrë nga kryeministri italian Giuseppe Conte.

Theksojmë se deri më tani në Itali janë më shumë se 2 mijë e 500 të infektuar me koronavirus, kurse deri më tani në këtë shtet kanë vdekur 79 persona.

Italia radhitet vendi i tretë në botë me më së shumti vdekje nga koronavirusi pas Kinës dhe Iranit.