Shkarkimi iIlir Metës si President,Ylli Manjani polemizon me Gramoz Ruçin

16.06.2017 16:06:49

Ish-Ministrisë i Drejtësisë, Ylli Manjani, i është përgjigjur paralajmërimit të Gramoz Ruçit për shkarkimin e Metës si President, nëse sipas tij nuk ndal shantazhet ndaj PS.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani i kujton Ruçit se shkarkimi i Presidentit kërkon 93 vota, duke lënë të kuptohet se është i pamundur ky mision.

“Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë“- thekson Manjani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi bëri dje një deklaratë të fortë për Ilir Metën duke paralajmëruar se mund të shkarkohet si president.

Nga Cakrani i Fierit, Ruçi tha se nëse Meta ka ndërmend të mos dekretojë qeverinë e ardhshme, më mirë mos betohet në 24 korrik.