SHKATËRRUËSIT E SHTETIT?!

17.07.2019 19:08:30

Nga: Binak Maxharraj

Shkaterrimi i shtetit nga vetë pushtetarët nuk është ndonjë paradoks por një e

vërtëtë e dhembshme.Ta shkatërrosh shtetin tend ne lule të rinisë i cili hala është duke leshu shtat është  e pa pranueshme dhe shumë e tmershme.Nuk ka segment dhe institucion te shtetit ku nuk veprojnë rrehmisit e shtetit bash si bishat kur e sulmojn viktimën.Sheti për këta pushtetar nuk është shtetë por viktimë te cilën duhet sulmu nga te gjitha anët.

Që njëzetë vite këta pushtetar të pagdhendur,me shpirt katili ne mënyrë të paskrupulltë e vjedhin,e plaqkisin e dhunojnë shtetin sikur te ishte pronë e tyre,bile edhe me shumë së pronë e tyre.Janë këta njerëz te pagdhendur,te pa dije për shtet ndertim,te pa shkollë, qe e pushtuan shtetin dhunshëm dhe shunshëm po e shkatërrojnë.

Shkatërruesit e shtetit të Kosovës për këto njëzetë vite nuk lanë birë të shtetit pa e futë kokën për te pa së nese diçka është në rregull duhet shkaterrue sa më pare,sepse gjërat e mira qe e qojnë shtetin përpara këtyre mjeranëve nuk u pelqejnë  dhe duhet shkaterru sa më parë.Kështu për këta bizona te shtetit nepotizmi në rend te pare,askush nuk punesohet me meritë,por sipas ilakave,hallave dhe tezeve.Këta bizona ndërhyjnë edhe në punët e arësimit,shendetesisë te cilat i shkaterruan deri ne mjerim,por edhe ne sektorët e drejtesisë,të prokurorisë nuk lejojnë qe te luftohet korrupcioni nga kupola e krimit,sepse vetë janë të korruptuar.E,këta e dijnë mirë së luftimi i korrupcionit është kushti kryesor për liberalizimin e vizave,por ne kët kazan nuk mund te hyejn sepse jane edhe vetë në te.Digjen bile edhe përvlohën për se gjalli.

Se sa te pamëshirshëm janë këta shkaterrues te shtetit fletë edhe rasti më i ri i Raportit të Këshillit Shteteror të Cilësisë i cili dha vlëresime negative ne cilësine e procesit mesimor ne Universitetet publike ne Pejë,Mitrovicë dhe Prizren. sa qe edhe nuk duhet te akreditohën.Këto nuk ishin Universitete faktike qe i duheshin Kosovës,por ishin Universitete politike te Hashim Thaçit që i duheshin për votë,e jo për dije dhe cilësi.Në këto Universitete punonin te paaftë,sepse edhe vete ata tituj i kishin marre shkel e shko.Në këto Universitete janë ba edhe keqpërdorime të medha ne leshuarjën falso te diplomave për pushtetarët dhe te afirme te tyre.Më se miri fletë Univeristeti i Pejes kur para disa viteve prokuroria nxori se janë lëshu mbi 500 diploma te dyshimta.Procesi u ndalë sepse prekeshin pushtetarët.

Në Kosovë kemi shumë Universitete qe edhe sikur mos te ishin as gjysma Kosova do te kishte boll kuadro.Kuadrot e diplomuar nuk kanë punë,po ikun jashtë.Kjo i bije se na po shkollojmë kuadro për vendet tjera,te cilat po i pranojnë kuadrot e gateshme pa kurrfarë investimi.

 KSHC bani punë të mirë,jo për hater te hallave dhe tezeve,por për hatër te cilësis dhe përformancës së dobët te këtyre Universiteteve dhe së nuk duhet te akreditohën.Po pse  te mbahën këto Universitete të padijës të cilësisi së ulët,a veq me dhanë diploma pa meritë,apo për çka tjetër.Lidhur, me Raportin e KSHC pati shumë reagime të një anshme,te pamatura,reagime qe nuk e kanë për bazë shkencën por politikën.Ashpër reagoi edhe PANI në pushtet,sepse pikerishte ky i kishte te vjelat meë te mira ne këto Univesitetet.

Por,ajo së çka është e çudëtëshme ishte reagimi i pamatur i Kryeministrit Ramush Hrajdinaj i cili Anetarët e KSHC i quajti pa fije turpi kriminel.I quajti kriminel zyrtarët qe punojnë ndërshëm dhe sipas ligjit ne Qeverin e tij.Kryeministrit i reagoj ashpër edhe BE nepërmjete zyrës se sajë në Prishtinë Natalya Apostollova e cila hapatas  e kritikoi Kryeministrin për këtë ndërhyje te politikës ne institucionet shkencore.

Edhe ky rast është eklantant se si shkaterruesit e shtetit,njerëzit e politikës,qe nuk dijnë se çka është shkenca e mirëfillët përzihen turpshëm në shkaterrimin dhe jo ne mbrojtjën e cilësisë.Deri kur ma,boll ma,nuk është mirë ti rrasëni hundët atje ku nuk e keni vendin.