Shkëlqen Jonida Maliqi, ndez skenën e “Eurosong” dhe kalon në finale

16.05.2019 23:56:32

Jonida Maliqi ka shkëlqyer mbrëmjen e sotme në Eurosong, teksa ka bërë një performancën dhe interpretimi dinjitoz në Tel Aviv të Izraelit.

 

“Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë, ka shpërthyer me gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion, duke u përzgjdhur për në finalen e madhe të së shtunës.

Performanca e mbushur plot intensitet dhe energji u përcoll tek publiku me shumë emocion.

Sapo këngëtarja ka mbyllur interpretimin, në rrjet janë postuar çaste nga interpretimi në skenë. Faqja zyrtare e Eurovisionit e ka cilësuar zë mahnitës zërin e saj dhe të shkëlqyer interpretimin.