Shkencëtarët amerikanë tregojnë për origjinën fisnore të shqiptarëve

10.04.2017 21:51:16

Të gjithë banorët e Evropës janë kushërinj të largët me njëri – tjetrin, thonë shkencëtarët.

Sipas studiuesve Coop dhe Ralph, paraardhësit e italianëve kanë qenë fis me ata të spanjollëve.

Gjithsesi, dy italianë të sotëm kanë më pak kushërinj të lashtë të përbashkët se shqiptarët. Dy shqiptarë sot, kanë më shumë farefis të përbashkët në lashtësi se çdo popull tjetër, transmetojnë mediat.

Shkencëtarët kanë mbetur të surprizuar me këtë të dhënë që vlen për Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo e dhënë tregon se shqiptarët e sotëm rrjedhin të gjithë nga një grup i vogël paraardhësish.