Shkencëtarët turq shpikin testin që ta tregon menjëherë nëse je i infektuar me koronavirus

13.03.2020 19:05:50

Shkencëtarët turq kanë krijuar një test që mund ta zbulojë brenda pak minutash nëse një pacient është i infektuar apo jo nga koronavirusi.

“Një test i cili mban emrin “COVID-19 RT-qPCR” është krijuar nga shkencëtarët turq dhe tregon menjëherë rezultate me saktësi të lartë nëse je infektuar nga koronavirusi”, informoi ambasada në Tiranë për gazetën “Si”.

Ndërsa përgjigjet pas kryerjes së testeve duan disa kohë, ky test i shpikur do të ndihmojë shumë në luftën ndaj përhapjes së koronavirusit. Deri më tani, në Turqi janë dy të prekur me COVID 19, një prej tyre kishte qenë më herët në Shqipëri.