Shkëndija e Tetoves“ fiton kunder Maqedonisë

05.05.2019 10:50:35

Shkëndija e Tetovës ka fituar edhe matematikisht titullin e dytë kampion radhazi në Maqedoninë e Veriut, pas ndeshjes që kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani triumfuan me rezultatin 0-1 në përballjen ndaj Rabotnickit.

Ka qenë skuadra tjetër shqiptare, Shkupi, që “hapi shampanjën e titullit” për Shkëndijën, pasi ia doli të ndalë në një barazim 2-2 Vardarin, duke bërë kuqezinjtë matematikisht kampionë.

Goli i titullit për tetovarët u shënua nga mesfushorit Totre, në minutën e 90’ të sfidës, ndërsa me këtë 3 pikësh, Shkëndija shkoi në kuotën e 72 pikëve, 13 më shumë se Vardari ndjekës, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit.

Skuadra nga Tetova fitoi vitin e kaluar titullin kampion, pas një dueli shumë të luftuar me Vardarin, ndërsa këtë sezon, kuqezinjtë dominuan totalisht, duke hapur shampanjën 4 javë para fundit të kampionatit.