SHKH “Sali Çekaj ” në Gjermani shënoi 10 vjetorin e themelimit

13.02.2018 10:23:02

Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj”, më 11 shkurt shënoi ditën e saj të lindjes, përkatësisht 10 vjetorin e themelimit, me një aktivitet festiv, në të cilin, pos anëtarëve të kësaj shoqate, kish edhe shumë të ftuar dhe përfaqësues të ndryshëm.

Me këtë rast, u bë një paraqitje veprimtarisë së kësaj shoqate në aspektin kulturor, humanitar, integrim, sport, tolerancë.

Në një postim në facebook, e të cilin e shoqëron edhe me fotografi të shumta, kryetari i kësaj shoqate, Osman Ferizi ka njoftuar, po ashtu, se me këtë rast ka pasur edhe një program të pasur me këngë e valle të fëmijëve, si dhe të pranishmit ka argëtuar edhe artisti i madh shqiptar, Mirush Kabashi.

Në këtë përvjetor, është shërbyer me gatime nga kushina shqiptare nga gra shqiptare, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor.

Ky është postimi i plotë i z. Osman Ferizi:

Shoqata Kulturore Shqipetaro-Gjermane „SALI ÇEKAJ“ me 11.02.2018, festoi lindjen e saj,ishte nji feste madheshtore qe prezentoi suksese, kulture, humanitet, integrin, sport, toleranc, e kete madheshti ia dhane veprimtare nga te gjitha anet e Gjermanise, perfaqesues te shume Shoqatave dhe perfaqesues te LDK, personalitete te nderuara nga pala gjermane, kryesia e Shoqates „Sali Çekaj“ nga CH ,ne krye mr arkatarin Lush Mulaj,donatoret qe mbuluan shpenzimet e krijuara per kete feste,perfasesuesit e dy Shteteve tona nga konzujt gjeneral Naser Idrizi dhe Arten Hanku,Donika Gervalla,Stefan Schwarz,Sepp Steinbüchler und Elizabeth,Thomas Röder,Christian Hofer,ushqime tradicionale nga grate tona per mysafiret,grupi i valltareve te femijeve,aktori i madh Mirush Kabashi dhe kantautori Esat Ruka,percjell nga gazetaret e TVSh!