Shkodër, gjendet i mbytur në lumin Kir efektivi i policisë

03.05.2018 15:40:24

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në lumin Kir në Shkodër. Viktima është identifikuar si shtetasi Dedë Shkalla, efektiv policie në Shkodër.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.

52-vjeçari me detyrë punonjës i sallës operative dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u mbytur për arsye të paqarta. Policia e qytetit verior nisi hetimet për rastin e rëndë.