Shkodër, gjendet i vrarë me 3 plumba në makinë 32-vjeçari

17.12.2017 19:47:44

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Ngjarja është shënuar në fshatin Stom Golem, ne aferrsi te varrezave ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Angjelin Shkami.

Sipas policisë, 32-vjeçari Angjelin Shkami është gjetur në makinë pa shenja jete.

Nga hetimet paraprake policia thotë se i riu është qëlluar me tre plumba pistolete brenda makinës tip “Benz” me targa AA 275 BF .

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.