Shkodër: Sekuestrohen 14.5 kg drogë, arrestohet italiani

27.12.2016 14:40:35

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 14.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis-sattiva në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan si dhe kanë arrestuar poseduesin, një shtetas italian.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Audi me targa DE 090 AT, me drejtues dhe pronar 24-vjeçarin Lorenzo Pratti, oficerët kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike.

Ata menjëhere kanë ushtruar kontroll të imtësishëm të automjetit ku u gjetën 54 pako me peshë 14.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, u arrestua edhe shtetasi italian Lorenzo Pratti.