Shkodër, shkëmbyen zjarr me policinë, arrestohen 3 persona me 10 kg kanabis

14.01.2017 18:34:16

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi janë kapur me një sasi prej 10 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Burime nga polica e qytetit verior bëjnë me dije se tre personat, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije, ishin në ndjekje nga policia nga Shkodra në Muriqan, dhe në tentativë për t’u larguar janë aksidentuar.

Bëhet me dije se mes policisë dhe trafikantëve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, por pa pasoja në njerëz.