Shkodër, vdes në aksident babai dhe dy vajzat

18.02.2018 20:31:57
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku kanë humbur jetën tre persona, babi dhe dy vajzat, njëra prej tyre vetëm tetëmuajshe.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me pesë anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.