Shkodran Hot: Lista e publikuar për deputetë nuk është zyrtare

Shkodran Hot: Lista e publikuar për deputetë nuk është zyrtare

21.06.2017 18:57:32

Anëtari i Sekretariatit për Media në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka reaguar ndaj një liste të publikuar në media, ku renditen 31 kandidatë të Vetëvendosjes për deputetë, për të cilët thuhet se kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Hoti, në Facebook ka thënë se lista nuk është zyrtare.

Ai ka thënë se një listë e tillë nuk është përfunduar ende, dhe se do të bëhet publike sapo të jetë e përfunduar.

“Lista e publikuar nëpër media me emrat e deputetëve të VETËVENDOSJE!’s nuk është zyrtare. Duke pasur paraysh se ende nuk ka përfunduar numërimi votave, lista ende nuk është gati. Sapo të jetë gati do ta bëjmë publike”, ka shkruar ai.