Shkolla “Ismail Qemali”, vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut në Prishtinë

21.06.2018 17:14:58

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë të enjten në Prishtinë, përveç rrugëve, kanë depërtuar edhe nëpër objekte të ndryshme.

Telegrafi ka video në të cilën shihet të ketë marrë uji, shkollën “Ismail Qemali”, e cila ndodhet në lagjen “Bregu i Diellit.”

Ndryshe, nga këto reshje janë krijuar vështirësi në komunikacion në shumë rrugë të Prishtinës.