Shkolla “Lekë Dukagjini” në Prizren, vatër e qenve endacakë (Video)

12.07.2018 18:03:13
  1. Qentë endacakë përveç rrugëve dhe shesheve, tashmë po grumbullohen edhe rreth shkollave duke paraqitur rrezik për nxënësit e shkollave.

    Një qytetar që ka dërguar një video te “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, tregon për një grumbull të qenve që qarkullojnë rreth ambienteve të shkollës “Lekë Dukagjini” në Prizren.

  2. Në të kaluarën ka pasur edhe viktima fëmijë të kafshuar nga qentë endacak.

    Sipas një raporti të bërë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, në Kosovë numri i qenve endacak arrin në 200 mijë sosh.