Shkolla që është mbuluar nga gjarpërinjtë (Video)

11.10.2016 19:09:51

Shkolla fillore e fshatit Cërvicë në Kërçovë po përballet me një problem jo të zakontë.

Në një storie të Alsat-M shihen gjarpinj në oborrin e asaj shkolle, ku çdo shkuarje e nxënësve në shkollë përcillet me ankth dhe tmerr.

Shpesh ndodh që gjarpërinjtë të jenë mysafir të paftuar edhe në klasa. “Shumë kam frikë, sepse mendoj se janë në klasë”, u shpreh një nxënës.

A keni pra brenda gjarpër? “Po te zyra e shërbëtorëve”, theksoi një nxënës.

“Por kemi pa dhe kemi shumë frikë, një ditë na hyri brenda në klasa, aty tek zyra e shërbëtorëve. Më shumë e kemi mendjen jashtë mos na hyjnë gjarpërinjtë”, u shpreh nxënësi.

Përderisa gjendja në këtë shkollë është dramatike, që e rrëqeth secilin, drejtori i saj dhe organet përgjegjëse mendohen nëse do të riparojnë objektin e shkollës apo do të ndërtojnë një shkollë të re.

“Ne për këtë godinë shkollore bashkë me komunën e Kërçovës, gjegjësisht kryetarin, kemi bë një plan një projekt për ta rinovua shkollën, edhe pse jemi në hamendje nëse do bëjmë një godinë të re shkollore. Prandaj e kemi edhe projektin dhe si projekt përmes komunës e kemi dorëzuar edhe në Ministrinë e Arsimit”, u shpreh Kujtim Kasami, drejtor i shkollës.

Po ashtu një rrezik shumë i madh paraqitet edhe nga muri prapa shkollës që është kalbur nga vjetërsia dhe është strofull gjarpërinjsh ku dalin më së shpeshti./Telegrafi/