SHKOLLAR NJE JETE-Urime pa fund

07.03.2019 13:13:41

Nga: Luan Kalana.
Gezuar 7 Marsin, Diten e Mesuesit,-Ditelindja e Shkolles Shqipe !
Ditelindja e dyte e Jetes,profesionit,pasionit dhe perkushtimit tim.
Aq urime ,kartolina ,buqeta me lule,kam mare me 7 Mars,sa pa numer…Ju jam borxhli shpirterisht ,paci vetem miresi ne jete!
Urime shkollare,ish nxenes,studente e mij,kolege te nderuar Mesuses,Profesore dhe Prinder ,edukatore pishtare te dijes e te shqiptarizmit.-Mirenjohje nga ish Mesuesi juaj per 30 vjet ne Shqiperi dhe student 4 vjet ne Waterbury CT,USA.
kujtese:
-7 Marsi- Dita e Mësuesit ne Shqiperi na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
-Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.