Shkon me sukses operacioni i binjakëve të ngjitur (Foto)

15.10.2016 15:12:00

Një çift binjakësh të ngjitur kokë më kokë janë ndarë me sukses pas një operacioni që zgjati 20 orë.
Anias dhe Jadon McDonalds, 1 vjeç, janë duke u kuruar në spitalin Montefiore të Bronksit, pas operacionit që mund t’i merrte jetën, që u zhvillua të shtunën.

Sipas kirurgut që kreu operacionin Dr. James Goodrich është e pabesueshme se si ata ia dolën deri këtu.

Në gjysmë të operacionit, kirurgu veteran kishte sjellë në mend ta ndalonte procedurën kur zbuluan se djemtë ndanin më shumë nerva truri seç prisnin ata, megjithëse kishin përdorur imazhe 3D për t’u parapërgatitur.

te

Anias vazhdonte të ishte në operacion të premten në mëngjes sepse ishte prekur më shumë nga operacioni i ndarjes së trurit. Ai doli nga operacioni në orën 1 të drekës.

tye

Operacioni kushtoi 2.5 milionë dollarë, por djemtë do kenë një jetë normale si të gjithë binjakët e tjerë.