Shkon në 50 numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës në Turqi

21.08.2016 10:24:35

Nga burime qeveritare turke mësohet se numri i të vrarëve në sulmin vetëvrasës në Turqi po rritet vazhdimisht. Ky numër, sipas këtyre burimeve ka shkuar në 50 të vrarë dhe 94 të plagosur.

Sulmi vetëvrasës, e të cilin autoritetet turke e quajnë sulm terrorist, ka ndodhur mbrëmë dhe fillimisht është raportuar për tre, pastaj për tetë, pastaj për njëzet, për tridhjetë, kurse së fundmi është raportuar për pesëdhjetë të vrarë.

Gjatë orëve në vazhdim, pritet të kuptohet se a është ky bilanci përfundimtar i të vrarëve dhe të plagosurve.