Shkon në 58 numri i të vdekurve nga sulmi në Las Vegas

02.10.2017 17:51:20

Policia amerikane ka konfirmuar se numri i të vdekurve pas sulmit në Las Vegas po rritet.

Deri më tani është bërë e ditur se 58 persona kanë humbur jetën, kurse mbi 515 kanë mbetur të lënduar, transmeton lajmi.net

ISIS me anë të një komunikate e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm, kurse vëllau i sulmuesit ka thënë se ai nuk ka pasur ndonjë bindje fetare.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe shumë armë.