Shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

24.02.2020 15:15:26

Në Itali situata vazhdon që të jetë shqetësuese. Numri i viktimave për shkak të koronavirusit ka shkuar në gjashtë, ndërkohë që numri i të infektuarve që po marrin ndihmë mjekësore ka shkuar në 224

Autoritetet kanë ndërmarrë masa të shumta për të ndalur përhapjen në shtatë krahina, me një popullsi prej 27 milionë personash.

Italianët tepër të shqetësuar nga kjo situatë emergjente po shmangin daljet në qytete, përdorin maska si edhe janë dyndur në supermarkete, për të blerë sa më shumë ushqime e për t’i pasur rezervë, e në këtë mënyrë të mos të dalin në rrugë.