Shkup: 12 vjeçari sulmohet me shufër hekuri

22.01.2017 15:20:39

Një djalosh 12 vjeçar është sulmuar me shufër hekuri në kokë ka njoftuar Policia e Maqedonisë.

Përderisa i riu ka qenë duke lëvizur me shokët e tij ai është sulmuar nga disa persona tjerë të mitur, derisa njëri prej tyre e ka goditur me shufër hekuri në kokë.

Ai me urgjencë është dërguar në Spitalin e Shkupit ku janë konstatuar lëndime të lehta, kurse Policia po merr masat për zbardhjen e rastit.