Shkup, përplaset autobusi nga Tetova në një gardh mbrojtës te stacioni i vjetër i autobusëve

02.09.2016 12:26:07

Autobusi transportues nga Tetova sot në mëngjes është përplasur në një gardh mbrojtës përgjatë bulevardit Goce Dellçev në afërsi të stacionit të vjetër të autobusëve në Shkup.

Shoferi, sipas policisë së Shkupit, nuk i ka respektuar shenjat e komunikacionit që janë vendosur për shkak të ndërtimit në sheshin e Çarshinë së Vjetër në Shkup. Me shpejtësi të lartë ka kaluar nën portën e ndalesës që është një lartësi maksimale prej automjeteve deri në 3.2 metra. Pas kalimit në gardh, nga autobusi ka rënë klima e tavanit të autobusit. Ende nuk dihet se a ka pasur udhëtarë në autobus dhe eventualisht për ndonjë lëndim. Janë marrë masat për vlerësimin e dëmeve.

Autobusi futet ne gardhin ne Shkup