Shkup, plaçkiten dy bastore sportive

14.03.2017 21:58:03

Dje në periudhën prej orës 18 deri 22 nga persona të panjohur janë plaçkitur dy bastore sportive në Shkup, njoftoi sot MPB-ja. Plaçkitja e parë në bastoren sportive në rrugën “John Kenedi” është paraqitur dje në orën 18:05, ku një person i panjohur duke kërcënuar me pistoletë nga të punësuarit ka marrë paratë e qarkullimit ditor, pas çka ka ikur në drejtim të panjohur.

Plaçkitjen e dytë e ka paraqitur i punësuari në bastoren sportive në rrugën “Kozle” dje në orën 20:41, ku një kryes i panjohur, duke kërcënuar me armë zjarri, nga të punësuarit i ka marrë paratë e qarkullimit ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Nga MPB thonë se po ndërmerrin masa për gjetjen e kryerësve dhe për ndriçimin e plotë të të dy rasteve.