Shkupi kryeqendra më e ftohtë, Tirana më e ngrohta në rajon, ja ku radhitet Prishtina

11.01.2017 17:16:30
Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius.

Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore.

Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me -16 gradë Celsius, në kryeqytetin polak, Varshavë, kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllava ishte -14 gradë Celsius, në Vjenë ishte -12, në Budapest -10 gradë Celsius.

Është interesante se Moska ishte më e ngrohtë nga kryeqendrat e sipërpërmendura, ku u shënuan -10 gradë Celsius.

Përkundër kësaj në Evropën Perëndimore temperaturat janë të favorshme mbi zero, kështu në kryeqytetin belg, Bruksel këtë mëngjes janë matur 6 gradë Celsius, ndërsa në Amsterdam ishte 7 gradë Celsius.