Shoferi i autobusit, u shpëtoi jetën 60 personave nga përmbytjet në Maqedoni

11.08.2016 23:17:03

Shoferi Mujoviq i linjës Shkup deri në Aeroportin”Aleksandri i Madh” në Maqedoni, është ndodhur natën e 6 gushtit në vendin e duhur në kohën e duhur.

Ai ka qenë duke u kthyer nga Haraçina e Shkupit, ku ka marrë kolegët e punës dhe ka hasur në kolonë veturash të bllokuara nga ujërat e ardhura papritmas në Unazën e Shkupit.

Në momentin që veturat kanë filluar të merren nga valët e mëdha, njerëzit kanë filluar të dalin prej tyre dhe të strehohen në autobusin e Mujoviqit. Kanë qenë mbi 60 persona, mes të cilëve shumë fëmijë të cilët kanë gjetur shpëtim në autobusin e Mujoviqit.

Për fat të keq jo të gjithë, disa nga 22 personat që humbën jetën natën e 6 gushtit, kanë qenë pikërisht në Unazën e Shkupit kur janë tërhequr nga ujërat e ardhur nga fushat përreth.