Shoferi i dehur drejtonte autobusin urban, plagoset fatorinoja

21.07.2019 19:56:56

Një shofer i një autobusi urban në Durrës është arrestuar nga Policia, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet S.K, 52 vjeç, banues në Shkallnur në Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme,  ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, në Durrës ka lënë hapur derën e autobusit, ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetësja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.