Shokon sërish Trump: Nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve

26.02.2017 09:10:06

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, e cila do të bëhet më 29 prill.

Darka është e mbushur me persona të famshëm, gazetarë dhe politikanë, normalisht duke përfshirë presidentin amerikan.

Trump tha se nuk do të marrë pjesë një ditë pasi Shtëpia e Bardhë përjashtoi disa media nga një konferencë për shtyp.

Ai e ka përshkruar shpesh mbulim negative të lajmeve si “të rreme”.

Të premten, BBC, CNN, BuzzFeed dhe New York Times ishin në mesin e grupeve të mediave që u ndaluan nga Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Në statusin e tij në Twitter ai shkroi: “Unë nuk do të marr pjesë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë këtij viti. Kalofshi një mbrëmje të madhe”.