Shokuese: Rebelët sirianë ia prenë kokën 11-vjeçarit (Video)

20.07.2016 11:36:12

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e tmerrshme, në të cilën shihet një grup i rebelëve sirianë duke ia prerë kokën një djali 11-vjeç, i cili ishte kapur në veri të qytetit më të madh sirian, Aleppo, raporton Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Në video shihet 11-vjeçari i shtrirë në pjesën e pasme të një veture, ku pas disa sekondave një luftëtar ia prenë kokën.

Një rebel dëgjohet duke thënë, “nuk do të lëmë askënd të gjallë në Handarat”, në pjesën veriore të qytetit Aleppo, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes rebelëve sirianë dhe forcave të presidentit sirian Bashar Assad.

Rebelët që e kanë kryer këtë krim të tmerrshëm, i përkasin grupit opozitar të “modern” Harakat Nur al-Din-al-Zenki, që mbështet nga Shtetet e Bashkuara.

https://youtu.be/vCR0gzOCL0c