Shoqata e Intelektuale Shqiptare ” Trojet e Arbrit” ua uron festën e Bajramit vëllezërit shqiptarë të besimit islam!

11.08.2019 11:15:07

Shoqata Intelektuale Shqiptare “Trojet e Arbrit”,  e cila mbi 15 vjet ka pasur një aktiviter të ngjeshur në funksion të ndriçimit shkencor të historisë sonë, në funksion të nxitjes, frymëzimit dhe vlerësimit të vkerave kombëtare, me anë të një urimi përmbajtësor ka uruar vëllezërit shqiptarë të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ky është urimi i Shoqatës “Trojet e Arbrit”:

Urim i shoqates“Trojet e Arbrit”

Shoqata e intelektualve mbarëshqiptarë ” Trojet e Arbrit” iu uron shqiptarëve të besimit islam në të gjitha trojet etnike shqiptare, festën e Kurban Bajramit! Urojmë që kjo festë të na sjellë harmoni, begati,lumturi, paqe, dashuri dhe bekim në shtëpitë tona! Një urim të veçantë për të gjithë studiuesit tanë të cilët që pesëmbëdhjetë vite na kanë mbështetë me punimet e tyre shkencore duke bërë ndriçimin e shumë periudhave të historisë sonë kombëtare! Për shumë mote festa e Kurban Bajramit!

Në emër të Shoqatës së Intelektualeve shqiptar”Trojet e Arbrit ” festën e Kurban Bajramit iu uron Nue Oroshi Kryetar