Shoqata Humanitare “Sali Çeku”  bëri homazhe te lapidarët dhe varrezat e dëshmorëve në Deçan

Nga Skënder MULLIQI

  Korrikskender-mulliqiu dhe gushti janë muajt ku mërgimtarët tanë i vizitojnë vendlindjët e tyre .Ata  po e gjallërojnë  si zakonisht jetën në Kosovë. Ardhja e tyre është ngjallje e shpresave dhe shtrirje e dorës së ndihmës për shumë familje të cilat  po jetojnë dobët. Mërgimtarët tanë ishin prijetarët e të gjitha  proceseve  për Kosovën e lirë dhe  të pavarur. Ata nuk kursyen asgjë  për ti   dalë në ndihmë familjeve të tyre dhe Kosovës në momentet më të vështira  të saj. Kontributi i madh kombëtar i mërgimtarve tanë kudo në botë ishte dhe ka mbetur i pa zëvendësueshem. Një kontribut të pa zëvëndësueshem  për ti dalë në ndihmë familjeve të varfëra, ushtarakëve të vijës institucionale të luftës dhe shumë nevojtarëve të tjerë , është duke e  bërë që shumë kohë , Shoqata Humanitare “Sali Çeku’ më seli në Zvicer, në krye më veprimtarinë dhe bëshkëpunëtorin e ngusht të heroit të kombit, Sali Qekut, Saim Tahiraj bashkë më anëtarësinë e kësaj shoqate.
Kësaj të diele edhe pse ishte vapë e madhe verore , nuk ishte pengesë që këta veprimtarë  kishin ardhur enkas nga shtetet Perëdimore ku jetojnë dhe veprojnë  për tu bërë nderime bashkëluftetarëve  të orëve të para  të lirisë dhe pavarësisë  së Kosovës nga Serbia. Pikë takimi   ishte hoteli  “Ilirija” në Deçanin  heroik.  Kishin ardhur për ti ndëruar bashkëveprimtarët e tyre tash dëshmor dhe heronjë të kombit ,të cilët kishin ra në altarin e lirisë për të mbetur në përjetësi. Kishin ardhur kryesia  e shoqatës, dhe anëtaret  e saj Lush Mulaj, Xhemajl Haxhiu, Din Gashi, Nezir Alimusaj, Qamil Qeku.Shyqëri Azemi, Bislim Hoxha,Homëz Fejza , Homëz Morina ,Mahmut Gashi. Mirëseardhje  atyre që kishin ardhur  iu dëshironte Tahiraj më plot entuziazem dhe mikëpritje shqiptare .Kishin ardhur  edhe  disa nga familjarët e dëshmoreve të kombit si Musa Çeku,vëllau i heroit Sali Çekut,  ushtarakët Gani Ahmetaj ,Bekë Osmanaj, Xajë Çela. Takimi në hotel ishte shumë domethënës, sepse takoheshin shokët e idealit dhe veprimtarët të cilët nuk kishin kursyer asgjë për pavarësinë e Kosovës.Edhe pse kan kaluar tashmë shumë vite nga lufta  ,të gjithë ishin të buzëqeshur dhe të lumtur së ishin bërë  serish bashkë . Ishin të lumtur së ishin takuar idealistët,  së ishin takuar anëtarët e paluhatshem të LDK-së dhe  të vijës institucionale të luftës që për komandant e kishin   dr. Ibrahim Rugovën. Shtatorja e rrembë madhit, Sali Çekut e madhëron Deqanin , ia shton lavdinë familjës atdhetare  Çeku nga Broliqi dhe  është  krenaria  e Kosovës . Të gjithë  ishim të privilegjuar që ndodheshim para një busti të një njeriu të madh, të një njeriu i cili bashkë  heroin Agim Ramadanin dhe më luftetarët tjerë thyen kufirin shqiptaro –shqiptarë në Kosharën Legjendare. Buqetat e lulëve të cilët i vuri shoqata në nderim të veprës heroike të Sali Çekut , ishin buqeta lulësh të cilat tregojnë së ky vigan liberator nuk do të harrohet kurrë nga shokët e idealit, nuk do të harrohet kurrë nga shqiptarët  kudo që jetojnë dhe veprojnë. Marshuta jonë vazhdoi   për në  Kosharën nam madhe ku prehën ështrat e hëronjëve të kombit.Ky rrugëtim më rastisi të ndëgjojë rrefemin e protagonistit  të Betejës së Kosharës dhe fitorës së madhe  mbi forcat ushtarake serbe , të luftetarit , Bekë Osmanaj.Tregimi i Bekës për kohën e luftës e kthente ate më gjithë çenjën e tij në  ate kohë dhe katrahurat që kishte sjellur lufta. Deri të finalja e fitorës  mbi forcat serbe ishte e mundimshme , ishte më plotë sfida për jetë a vdekje. Terreni ishte i vështirë . Vëshmbathja jonë nuk ishte e mirë , veqmas thotë Beka në tregimin e tij na mungonin kepucët, na mungonte buka, e cila edhe një kore nese e kishim  na lagej nga bora e shiu , na mungonte  edhe shumë qka tjeter, por kurrë nuk na mungoi vullneti i qelikt që përkunder këtyre  vështirësive  të triumfojmë mbi forcat serbe numerikisht dhe ushtarakisht shumë më të fuqishme. Ata në luftën e Kosharës shpjegon Beka humbën turpshem. Ne u shkaktuam humbje të mëdha  . Kjo ishte një fitore e madhe e ushtareve të vijës institucionale të luftës nën komandën e colonel , Ahmet Krasniqit….rrefimi i Bekës dukej i pa fund, bashkë më emocionet dhe pa knaqësit e tij më situatën pas përfundimi të  luftës…Unë nuk mund të jamë i kënaqur kur shohë pa drejtësi të mëdha që po iu bëhën ushtarëve të vijës institucionale të luftës…Nuk kam henger as bukë  në shumë raste kur kemi ardhur këtu për të bërë homazhe për shokët tanë të idealit që ranë në altarinë e lirisë …ai shpjegon së si është e mundur që këta heronjë të Kosovës të anashkalohën nga institucionet tona të shtetit. Ja shihe më drejtohet Beka , së si kjo rrugë që 17 vite pas përfundimit të luftës ende nuk është  asfaltuar …Ai shprehet i indinjuar veqmas përfatin e ushtarëve të FARK-ut , të cilët kan mbetur në mëshiren e kohës, pa një përkujdesje institucionale të cilën e meritojnë. Unë thotë në vazhdim luftëtari i paepur për lirinë e Kosovës, Bekë Osmani, e kam djegur librëzën e veteranit në shenjë pa knaqësie , e kam djegur së janë bërë pa drejtësi të mëdha …janë futur në lista të veteranëve  përsonat  kurrë pa e pa frontin e luftës, e kan mbetur jashtë këtyre listave ata që vërtetë e kan bërë luftën… ky është mëkati më i madh …unë jetoj në kushte jo të mira ekonomike , por nuk i pranoj këto pa drejtësi  po edhe të vdes urie shprehet ai….Koha e tregimit të Bekës për luftën   mu duk mua dhe  Shyqeri Azemit së ishim në veturen e tij, së kaloi shumë  shpejt së edhe mbërrim të varrëzat e heronjeve të kombit, në Kosharën Legjendare. Rruga ishte plotë pluhur , mu ashtu sikurse që janë këta pushtetarë të mbushur plotë harame …të cilët po e kullosin pushtetin në shpinë të atyre që u vranë në frontet e luftës sonë  çlirimtare dhe në shpinë të shumë  luftetarëve  të gjallë . Ndërtimet e memorialit ishin në përfundim e siper, por kjo zhagitje nuk justifikohet. Anëtarët e shoqatës bën homazhe dhe vunë kurora lulësh tek varrët e Sali Çekut dhe Agim Ramadanit dhe evokuan kujtimet e tyre .Gjatë rrugëtimit veprimtarët dhe humanitaret u ndalen te varri i  ushtarakuit te larte te FARK-ut, Agim Mehmetit i cili kishte vdekur pikërisht para një viti, te varri i Kadri Lokajt . U ngjitëm edhe deri të shtëpia e familjës Panxhaj në Voksh ku ishte strehuar armatimi i parë në luftën për çlirimin  e Kosovës. Ketu ishte e vendosur edhe pllaka e luftetareve te cilet e kishin bartur armatimin e pare per Kosove. I gjithë rrugëtimi përfundoi në Lugun e Baranit dhe vizita tek varri i Ali Gashit   ish anëtar i shoqatës, dhe te varri i Qaush Gashit…