Shoqata “Trojet e Arbrit” uron besimtarët islamë

12.09.2016 10:56:52

Me rastin e festës së Kurban Bajramit urojmë të gjithë shqiptarët e besimit islam, që këtë festë ta festojnë me gëzime dhe lumturi  në gjirin e ngrohtë familjar. Urojmë që mesazhi i kësaj feste të Kurban Bajramit, të sjellë paqë dhe bekime dhe të jetë në harmoni me traditën tonë shqiptare që e kemi manifestuar nëpër shekuj.

Një urim të veçantë për të gjithë studiuesit, nga mbarë trojet Etnike Shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, të cilët për dymbëdhjetë vjet me radhë me studimet, e tyre bën që historia jonë kombtare, të kthehet në vendin ku e meriton. Urime edhe për ato familje të  studiuesve tanë që familjarët e tyre, dhanë kontribut të çmushem tek ’’Trojet e Arbrit’’ por ata nuk janë në këtë jetë, duke na lënë testamentët e tyre të shkruara amanet Shqipërinë Etnike. Uroj që kjo festë të na bashkoj edhe më shumë dhe të tregoj se shqiptarët i festojnë festat fetare por kurrë nuk i harrojnë rrënjët e tyre kombtare.

Ne emër të SH.I.GJ “Trojet e Arbrit”

Nue Oroshi Kryetar