Shoqëria civile protestë para Qeverisë: Më arrestoni edhe mua!

07.04.2018 14:29:33
“Më arrestoni edhe mua”, me këtë parullë shoqëria civile ka nisur protestën e saj të mesditës përballë selisë së kryeministrisë kundër “arrogancës, dhunës dhe koncesioneve”.

Marshimi nisi nga parku “Rinia” drejt kryeministrisë, ku shoqëria civile i bën thirrje kreut të qeverisë Edi Rama një mesazh të fortë “se nuk jemi numër, se Shqipëria nuk i përket një grushti të pangopurish por të gjithë qytetarëve shqiptarë, se zgjidhja nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca por dialogu, transparenca dhe qeverisja me qytetarët duke i pyetur e përfillur mendimet dhe hallet e tyre”.