Shoqërohet në polici vëllai i kryetarit të Bashkisë Devoll

03.12.2016 18:22:09

Vëllai i Bledjon Nallbatit, kryetarit të Bashkisë së Devollit, është shoqëruar në komisariatin e policisë.

Altin Nallbati është shoqëruar pasi u konfliktua me disa punonjës të policisë.

Raportohet se Altin Nallbati u përfshi në konflikt pas shoqërimit në polici të një të afërmi të tij, duke kundërshtuar efektivët.