Shou i rrezikshëm, tigri sulmon vogëlushen gjatë spektaklit (Video, +16)

21.11.2016 13:24:23

Momente frike gjatë një shou me kafshët në Arabinë Saudite. Një tigër sulmoi një spektatore të vogël, krejt papritur.

Vetëm ndërhyrja e personit që merrej me stërvitjen e tigrit, i shpëtoi jetën të voglës, e cila u rrëmbye nga kafsha.

Pamjet e ndodhura gjatë javës që lamë pas, janë vërtetë të frikshme dhe po bëjnë xhiron e botës, duke ngjallur kritika të shumta për mungesën e sigurisë gjatë spektaklit.

Gjithë skena u filmua në zonën e Sakaka, në veri të vendit. Dëshmitarë të ndryshëm, por edhe pamjet që noa.al, sjell më poshtë, tregojnë momentin se si papritmas gjatë spektaklit, tigri rrëmbeu vogëlushen dhe nuk e lëshoi deri sa personi që e stërviste nisi ta qëllonte me grushte.