Shpallet i pafajshëm pas 25 vitesh në burg

25.01.2017 21:10:19

Prokuroria amerikane ka hedhur poshtë lëndën kundër personit, i cili kaloi një çerek shekulli pas grilave pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e disa turistëve në Nju Jork.

Prokurorët e Manhattanit thanë sot se nuk do të rigjykojnë Johnny Hincapien, lidhur me rastin i cili ishte bërë simbol i qytetit të kapluar nga krimi ordiner.

Hincapie u lirua pasi akuza ishte hedhur poshtë në vitin 2015, mirëpo i njëjti rrezikonte të kthehet në burg pas një rigjykimi të mundshëm.

Ai tha se ka dëshmuar rrejshëm për pjesëmarrjen e tij në plaçkitjen në metronë e Nju Jorkut në vitin 1990, e cila përfundoi tragjikisht pas therjes me thikë të Brian Watkinsit nga Utah, i cili ishte vrarë ndërsa mbronte prindërit e tij nga plaçkitësit.

Hincapie bindi një gjyqtar të hedh poshtë akuzat ndaj tij, pasi dy dëshmitarë dhe një nga të pandehurit thanë se ai nuk ishte i përfshirë në krim.