Shpejtim Bulliqi e bën për “pesë pare” Hashim Thaçin!

20.07.2016 13:57:24

Deputeti më i zëshëm në Kuvendin e Kosovës në kundërshtim të marrëveshjes aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, Shpjetim Bulliqi ka reaguar ndaj një deklarate të Hashim Thaçit, i cili sot kërkoi unitet për këtë proces.

 Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Qeveria dhe Thaçi personalisht do të duhej që të ndërmerrte një iniciativë për tryezë për demarkacionin.

Shënimi i plotë:

Disa fjale rreth prononcimit te presidentit aktual të Kosovës( ish ministrit të jashtëm të qeverisë së Kosovës) i cili është një nga nënshkruesit e marrëveshjes për demarkacion në Vienë.

E njoftojmë se debatin që po organizohet më iniciativën e një grupi deputetesh të parlamentit të Kosovës dhe përkrahjen nga Kuvendi i Kosovës është dashur ketë ai ta inicioj dhe atë qysh para nënshkrimit të marrëveshjes së Vienës me palën malazeze.

Është dashur të respektohet nga qeveria dhe ai vete si pjesë e saj atë kohë, rezoluta e Kuvendit, është dashur që ai dhe të tjerët ta dëgjonin thirrjen tonë për mos nënshkrim derisa të korrigjohen gabimet/lëshimet e komisionit shtetëror për demarkacion, nuk ka pasur atëherë nguti ky proces.

Thirrja jonë për ketë debat nuk është bërë për ti mbuluar lëshimet e qeverisë por për ti përballur argumentet e të gjitha palëve.

Ndërsa që unë personalisht më bashkëpunëtoret ekspert të pavarur që e kundërshtojmë ketë version të komisionit do tu bejë apel deputeteve që të mos e ratifikojnë ketë version që keni nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vienë me të cilin Kosova humb një pjesë të territorit të saj.

Sh.B.