Shpejtim Bulliqi merr vendimin e parë si kryetar komune, ka të bëj me orarin e punës së administratës

08.12.2020 20:44:33

Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë vendim që të zgjasë orarin e punës së administratës komunale.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se qytetarët nga nesër mund të kryejnë shërbimet e tyre komunale nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 16:00 pasdite pandërprerë.

Postimi i plotë:

Ashtu siç u zotuam në fushaten zgjedhore për orar fleksibil për administraten komunale, ku qytetarët nga nesër mund të kryejnë shërbimet e tyre komunale nga ora 08:00 deri në 16:00 pandërprerë.