Shpëlarje truri në Korenë e Veriut: Kim Jong ka shpikur hamburgerin, vajzat beqare s’mund të mbesin shtatzënë (Foto)

16.12.2016 19:54:47

Koreja e Veriut është vendi më i izoluar në botë dhe për këtë arsye, jetojnë me “informacionet” që iu jep partia.

Eric Lafforgue, një fotograf francez, që ka qenë së fundmi në Korenë e Veriut, ka biseduar me një studente koreano-veriore, për të kuptuar se çfarë mendojnë ata dhe si e shohin botën.

Dhe përfundimet qenë të habitshëm. Studentja tha se lideri koreano-verior, Kim Jong, ka shpikur hamburgerin në vitin 2009.

Më tej, sipas saj, është e pamundur që vajzat e pamartuara të mbeten beqare, transmeton tema.

Studentja rrëfeu se ajo nuk e ka dëgjuar kurrë Lady Gaga, nuk ka parë një Iphone dhe nuk ka veshur xhinse, ashtu si dhe koreanët e tjerë.

Edhe pse në udhëtimin e saj nëpër Korenë e Veriut me fotografin francez kishte lypës brenda, studentja pohon se në Kore nuk ka varfëri dhe se pasuria është e ndarë në mënyrë të barabartë.

Kur mendon kështu një student, imagjinoni se çfarë mendimesh kanë në kokë njerëzit e thjesht në Korenë e Veriut.