Shpend, a e di ti, atë heqenë e hallajkës?

17.06.2019 23:17:35

Nga: Fatmir Bajraj

Hallajka :”Nanë, mbajma djalin, t’i thëm helaqe, s’a s’m’ka thënë”? Ti Shpend Ahmeti me i qitë vija t’kuqe LDK-së dhe Kryetarit të saj, akademik Isa Mustafa ? Ani n’lidhje me PDK-në e Kadri & Hashimit ! -Ti Shpend Ahmeti, u bëre kryetar i Prishtinës me një koalicion të territ me SHIK-un e PDK-së dhe gjithë PAN-in, kundër LDK-së, – Ti Shpend Ahmeti, n’këmbim të atij sherbimi, SHIK-ut të PDK-së, ndave LVV-në dhe formove PSD-në si patericë të PDK-së & PAN-it – Ti Shpend Ahmeti, që po e mban n’këmbë Qeverinë : Thaqi Vuqiq, alias PAN-i & Lista Srpska, – Ti Shpend Ahmeti që n’cilësinë e “opozitarit”, more rolin e bashkënegociatorit n’dialogun me Serbinë në Bruksel me z.Limaj që t’i prijni ekipit qeveritar të mandatuar nga minoranca (pakica) parlamentare dhe kryesisht nga votat e minoritarëve nga “diskriminimi pozitiv”, – Ti Shpend Ahmeti dhe PSD-ja që drejton, u kujdeset që t’mos bije Qeveria e Vuqiqit & Hashimit me Kryeministër Ramush Haradinaj, duke i bërë PAN-it kuorumin… – Ti Shpend Ahmeti & PSD-ja, që nuk votuat Rezolutën e LDK & LVV, për t’ndaluar Thaqin në kontrabandimin e integritetit teritorial dhe sovranitetin e vendit, dhe dolet me kundër-Rezolutë me të cilën, jo vetëm nuk ndaluat Thaqin në copëtimin e Kosovës, por e fuqizuat atë, – Ti Shpend Ahmeti dhe PSD-ja, që votuat Ligjin themelor të një pozite (pushteti), atë të Bugjetit, për t’i hap & zgjatë rrugë keqeveisjes, abuzimit, skandaleve dhe krimit kundër atdheut ! Ti Shpend Ahmeti, vija t’kuqe akademik Isa Mustafës ? Shpend Ahmeti ! Isa i’a mori qeverisjën nga dora, PDK-së, derisa ti & co, u bëtë bashkë me PDK-në e Hashimit & Kadrisë, dhe me pakicat, kundër Isës dhe Kosovës. – N’krye të PSD-së, u bëre bisht & patericë e Hashimit & Kadrisë. – N’krye të PSD-së, e ruan Qeverinë Haradinaj, alias, Thaqi & Vuqiq, e n’anën tjetër ; s’do t’a rrëzon Qeverinë me votën e Listës Srpska, absurd …! Shpend, një fjalë e urtë popullore thot : “Pshurr n’legen e kqyre vetën” !