Shpend Ahmeti emëron tri drejtoresha në komunën e Prishtinës

26.03.2019 21:24:13
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkëngjiten tri drejtore.

Medina Braha është emëruar  drejtoreshë e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – drejtoreshë e Kulturës, si dhe Vasilika Zotaj – drejtoreshë e Administratës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se “gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.

Njoftimi i plotë:

Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore:

Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës

Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë.

Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.

Gjatë javës do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve.