Shpend Ahmeti, hero, viktimë apo gënjështar?

16.11.2017 20:00:55

Nga Afrim Gashi

Shpend Ahmeti tash e katër vite i luajti këto dy rolet e para, a realishtë ishte veç se një gënjështarë.
U paraqit si hero, se gjoja i shpëtojë qytetarët e Prishtinës nga të këqijat që i kishin sipas tij, ta shpeton qytetarin nga ndertimet pa leje a realishte i lejoj ndertimet por vetem për klanin e tij, t’i shpetojë qytetarët nga nepotizmi, a realishtë i punësoj me mija aktivistë të VV, te ndalon tenderomanin, a realishtë tender ju dha vetem njerëzve të vet apo të partisë së tij, të ndërtonte qytetin, a realishtë vetëm sa e shkatërrojë, të punojë për qytetarët e Prishtinës por më shumë punojë për qytetarët e komunave tjera.
E luajti rolin e viktimes, sa herë që dikush i paraqiti faktet e dështimit të tij duke u justifikuar se është bllokuar nga partitë opozitë në Prishtinë, a realishtë po të donin partitë opozitare në Prishtinë qysh në 2014 do të shkonim në zgjedhje për asamblenë komunale, sepse realishtë ai qeverisi me 10 asambleistë në fillim për tu rritur ky numër pas kualicioneve që bëri.
Realishtë askush nuk e pengojë të realizonte projekte. Askush nuk e pengojë të ndërtonte ndonjë shkollë që fatkeqësishtë nuk e ndertojë asnjë, askush nuk e pengojë të ndërtonte ndonjë qendër të mjekësisë familjare që fatkeqësishtë nuk e ndertojë asnjë, askush nuk e pengojë që të realizonte projekte kapitale që fatkeqësishtë nuk e realizojë asnjë, askush nuk e pengojë për asnjë projektë.
U mburr me ujin që realishtë ishte projektë i LDK-së, u mburr me autobusat që realishtë nuk ishin investime të komunës por një kredi e cila u garantua nga qeveria e udhëhequr nga LDK.
I filloi disa projekte të cilat nuk arriti t’i përfundijë brenda mandatit siç është: pllatoja mbi kurrizë, një sallë e sportit te shkolla “7 Marsi” në Emshir, një rrugë në Barilevë etj etj.
Pra Shpend Ahmeti nuk është as hero, as viktimë, por vetëm një gënjeshtar i madh.