Shpend Ahmeti ma hajgarexhi se baba i vet

29.08.2016 09:33:37

Nga Rexhep Kastrati

Shpend Ahmeti, njeriu që në krye të Prishtinës erdhi me votat e PDK-së dhe të veglave konfomë brenda e rreth LDK-së, por që gjatë tërë mandatit të gjertanishëm do të mbahet mend për kiflet bajat, për thirrje dhe për bashkëorganizim e bashkëpjesëmarrje në protesta të dhunshme, gjatë të cilave u shkatërrua prona private, publike dhe shtetërore, i paska thur vetes panaegjerikë që ua kalojnë edhe këngëve që po bëhen me pagesë. Më tepër se kaq, ai nuk është penduar fare për braktisjen e orarit të punës për të marrë pjesë në protetsta të dhunshme, por përkundrazi i ka dhënë zjarr kësaj pune edhe më tepër, duke i çuar selam edhe Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Kur i kanë mbetur pak më shumë se një vit që t’i përfundojë mandati si kryetar komune, Shpend Ahmeti, i biri i humoristit të njohur, Ali Ahmeti, aq joserioz është paraqitur dhe me aq joseriozitet ka folur përpremtimet e bëragjatë fushatës, sa që mund tëthuhet se ia ka kaluar edhe babës së vet për kah hajgaret. Hajgarja më e madhe është kur thotë se kam mbajtur premtimet, ndërkohë që është kryetari që ka suficitin më të madh, pasi që pjesa më e madhe e buxhetit komunal i ka mbetur stok. Një hajgare tjetër është kur projektet e lëna nga qeverisja e mëparshme i paraqet si të tijat, siç është rasti me objektin e ri të Bibliotekës “Hivizi Sylejmani”, i nisur nga Drejtoria për Kulturë, kur atë e drejtonte Vlora Dumoshi. Hajgare tjetër që Shpend Ahmeti ka bërë edhe me huamarrjen për blerjen e autobusave për linjat urbane, pasi që edhe miratimi në Asamblenë komunale të Prishtinës, edhe në Qeveri është bërë nga asambelistët që me shumicë janë të LDK-së, pasi që Shopendi me çaushët dhe dardanët e tij e bllokonte vazhdimisht. Shpend Ahmeti, ndërkaq, kishte harruar kiflet bajat, ku ishte gjetur ehe bishti i miut, kishte harruar përbaltjen e qytetit me punë të nisura e të pakryera kohë të gjatë. Por Shpend Ahmeti nuk tha gjë fare për tenderin e zhvilluar për autobusë urbanë, e që u bë në mënyrë aspak transparente, tamam siç janë jotransparente edhe organizimet sektare të sektës ku bënë pjesë. Shpend Ahmeti, ndërkaq mburret me protestat gjatë të cilave u është vënë flaka institucioneve, u është vënë flaka policëve dhe makierisë së tyre, është rrënuar prona private, publike e shtetërore. Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, i qytetit që mëton të jetë një nga metropolet rajonale dhe evropiane, është në kulmin e krenarisë kur flet për protesta dhe kur u çon selam edhe Ramushit, edhe Fatmir Limajt. Shpend Ahmeti ka punësuar 250 militantë partiakë, jo vetëm nga komuna e Prishtinës, në stilin e Adem Grabovcit, për çka edhe patën filluar ta quanin Shpend Grabovci. Shpendi, pra ka mbajtur premtime, por jo ato që ka thënë gjatë fushatës, por ato që ka marr nga sekta e tij: punësime enorme dhe pa kriter të militantëve, dhe pjesëmarrje në bashkorganizim të protestave të dhunshme.