Shpendi i bashkohet protestës

04.08.2016 11:18:22

Edhe Shpend Ahmeti i është bashkuar protestës për parandalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i është bashkuar protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistët e së cilës me një numër të qytetarëve janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës që të parandalojnë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në mesin e qytetarëve është edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe Ylli Hoxha.

Rikujtojmë, se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka ftuar të gjithë qytetarët që nga ora 09:00 e ditës së enjte të grumbullohen para Kuvendit që ta parandalojmë këtë marrëveshje. Sipas saj, Qeveria po këmbëngulë që ta kontrabandojë këtë marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndryshe, dje  për më shumë se 10 orë është mbajtur debati profesinal – shkencor për demakracionin, ku u shpalosën shumë fakte nga të dyja palët, por debati përfundoi pa konkluzione konkrete.